Zgjidhja komplete për menaxhimin e dyqaneve fizike dhe online. Kontrolloni inventarin, shitjet, klientët dhe fitimin tuaj nga një platformë e unifikuar.
Zbuloni pse programi ynë është zgjedhja numër 1 për dyqanet në Shqipëri
Gjurmimi i plotë i produkteve, nivelet e stokut, porositë automatikë dhe raportet e inventarit.
Shitje të shpejta, fatura elektronike, pagesa me kartë dhe printim të faturës në çdo moment.
Raporte të detajuara për shitjet, fitimet, produktet më të shitura dhe performancën e punonjësve.
Arkivë e plotë e klientëve, histori blerjesh, program besnikërie dhe komunikim me SMS/email.
Integrim me faqen tuaj të internetit për shitje online, menaxhim porosish dhe gjurmim dorëzimi.
Qasje në program nga smartphone ose tablet, për menaxhim nga çdo vend dhe në çdo kohë.
Shikoni se si duket dhe funksionon programi ynë
Opsione fleksibël për çdo madhësi biznesi
Për dyqane të vogla me deri në 2 pika shitje
Për dyqane me disa pika shitje dhe staf
Për zinxhirë dyqanesh dhe biznese të mëdha
Gjeni përgjigjet për pyetjet më të bëra rreth programit tonë
Po, programi ynë "Shitje me Pakicë" ofron integrim të plotë me dyqane online. Mund të lidhet me faqen tuaj të internetit për të sinkronizuar automatikisht produktet, porositë dhe inventarin.
Instalimi bëhet brenda 1-2 orësh nga teknikët tanë. Ofertojmë trajnime 2-ditore për stafin tuaj, dhe brenda një jave do të jeni plotësisht të pavarur në përdorimin e programit.
Po, programi ofron opsione përshtatjeje. Veçanërisht në planin Enterprise, ofrojmë modifikime dhe shtesa sipas nevojave specifike të biznesit tuaj.
Ofertojmë suport teknik me telefon, email dhe chat në kohë reale. Për planet Profesional dhe Enterprise, suporti është 24/7. Gjithashtu ofrojmë përditësime të rregullta dhe mirëmbajtje vjetore.
Po, ofrojmë një version demo falas për 14 ditë. Kontaktoni me ne për të marrë akses në demont dhe për të parë se si funksionon programi me të dhënat e biznesit tuaj.
Biznese të suksesshme që përdorin programin tonë
Zgjidhni programin "Shitje me Pakicë" dhe filloni të menaxhoni dyqanin tuaj në mënyrë më efikase që sot. Ofrojmë instalim, trajnim dhe suport të plotë teknik.